Modeli i ri Opel Corsa S vjen me 150 PS

Modeli i ri Opel Corsa S vjen me 150 PS

Opel mund të jetë duke punuar në gjeneratën e re të Corsa, por ata njëherë kanë vendosur që të zgjerojnë familjen me një model Corsa të quajtur S.

Inspiruar nga Opel Adam S, Opel Corsa S vjen me motor 1.4-litër me katër cilindra i cili prodhon 150 PS dhe 220 Nm torkë. Përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 8.9 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 207 km/h.

Ky model vjen me pakon OPC aero me rrota 17 inç, drita LED dhe pjesë të kromuara. Po ashtu, ulëset janë Recaro të mbuluara më lëkurë si dhe timon të rrafshët në fund.

Çmimi i modelit Corsa S me 3 dyer fillon nga 18,400€, ndërsa ai me 5 dyer fillon nga 22,338€. Porosite mund të bëhen tashmë.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Korrik 28, 2017 22:39

REKLAMA

PARTNER