Modeli zgjedhor, Zaev kërkon konsensus për një njësi zgjedhore

Modeli zgjedhor, Zaev kërkon konsensus për një njësi zgjedhore

Kryeministri, Zoran Zaev, nuk ka ndryshuar mendjen për sa i përket ndryshimit të modelit zgjedhor. Shprehet i gatshëm të mbështesë çdo iniciativë në Kuvend për të shndërruar vendin në një njësi zgjedhore. Madje bind se nuk e ka problem të garojë në zgjedhjet e 12 prillit me modelin e ri zgjedhor, kërkon vetëm konsensus nga të gjitha partitë politike për këtë gjë.

“Dua që këtë ta bëjmë të gjithë, sepse është më bukur me konsensus të definohet. Edhe VMRO-DPMNE-ja, edhe BDI-ja, edhe partitë tjera të qëndrojnë pas asaj për të cilën do të merremi vesh të gjithë. Por, negociatat i paraprijnë partitë e vogla dhe unë besoj se ata do të bëjnë gjithçka që t’i fusin të gjithë në platformën e bisedimeve dhe të gjithë, të paktën, ta thonë mendimin e tyre në takime pune. Unë do të isha i lumtur nëse do të mundeshim të fillonim menjëherë me një njësi zgjedhore”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Modeli zgjedhor në 27 vite nuk ka pësuar ndonjë ndryshim rrënjësor. Por, iniciativat për ndryshime gjithnjë kanë ngjallur debate. Kështu ndodh edhe në prag të zgjedhjeve të paralajmëruara të prillit. LSDM kërkon një njësi zgjedhore, VMRO-DPMNE kërkon 120, ASh kërkon 8, “Lëvizja Besa” 3, 12 deputetët mbështesin iniciativën për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, ndërsa BDI për momentin mbështet modelin aktual zgjedhor, por me lista të hapura dhe tregohet e gatshme të diskutojë në lidhje me këto propozime. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 20 Nëntor, 2019 20:00

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.