Modelja Veronika Rajek flet rreth admirimit për Beckham dhe përfshihet në debatin për më të mirin e të gjitha kohërave
Modelja mbresëlënëse sllovake, Veronika Rajek, ka folur për admirimin e saj për legjendën angleze të futbollit, ndërsa është përfshirë edhe në debatin për të më të mirin e të gjitha kohërave.
26-vjeçarja është rritur në Sllovaki dhe karrierën si modele e ka nisur në Evropë, ndërsa në muajt e fundit është bërë e famshme në Shtetet e bashkuara në Amerikës.
Në një intervistë për The Sun, ajo ka treguar për admirimin që ka për ikonën angleze të futbollit, David Beckham.
(Foto: Instagram/veronikarajek)
“Dashuria ime e fëmijërisë ka qenë David Beckham dhe mendoj se ai është futbollisti më i mirë ndonjëherë. Jam rritur në epokën e tij dhe e admiroj. E dua gjithë familjen Beckham – më pëlqen stili i Victorias”.
Nga epoka e re, është vërtet vështirë të zgjedhësh ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, sepse të dy janë të mrekullueshëm, por të ndryshëm”.
(Foto: Instagram/veronikarajek)
“Nuk shikoj aq shumë futboll, por mendoj se të dy janë GOAT (më të mirët e të gjitha kohërave)”, është shprehur bukuroshja. /Telegrafi/
(Foto: Instagram/veronikarajek)
(Foto: Instagram/veronikarajek)
(Foto: Instagram/veronikarajek)
(Foto: Instagram/veronikarajek)
(Foto: Instagram/veronikarajek)