Aida Ziberi, moderatorja që nuk e zbehu ekrani për më shumë se 1 dekadë!

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 31 Dhjetor, 2022 15:41

<strong>Aida Ziberi,</strong> moderatorja që nuk e zbehu ekrani për më shumë se 1 dekadë!

Në listën e redaksisë për intervistat e fundvitit me njerëz të rëndësishëm e të dobishëm për shoqërinë gjatë gjithë vitit që po lejmë pas, nuk kishte se si të mungon një moderatore në spikamë në mediat në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Është Aida Ziberi një nga drejtueset e emisionit “Ritmi i Ditës”, që transmetohet çdo ditë pune në TVM2.

Janë mbi 100 emisione të drejtpërdrejta në studio, shumë intervista dhe ngjarje të ndjekura në teren. Secili emision më e mirë se tjetri. Janë këto një pjesë e sukseseve të arritura gjatë vitit 2022 nga Aida, e cila duket që ka lindur për të qenë para kamerave dhe para ekraneve tona televizive. 

Ashtu siç e potencon edhe gjatë intervistës, Aida përqafoi profesionin qysh si fëmijë, atëherë kur e kuptoi që pasioni për gazetarinë ose më sakt moderimin, është e ardhmja e karrierës së saj.

E nisi rrugëtimin e saj në Tv Toska të Shkupit në emision për fëmijë, pastaj nga viti 2008 deri në vitin 2011 ishte prezantuese në TV Era, për të vijuar pastaj në TVM2 për gati nëntë vite. Janë mbi 10 vite para ekranit dhe në asnjë moment e mërzitshme për shikuesin, mbase ky është sekreti i Aida Ziberit si moderatore emisionesh.

Janë 24 pyetje të intervistës sonë me Aidën, e cila me modesti dhe sinqiritet përgjigjet.

Intervistoi: Driton ZEKU

Driton ZENKU

FLAKA: Si fillon një ditë e zakonshme nga e hëna në të premte për Aida Ziberin?

AIDA ZIBERI: Si çdo grua tjetër që punon dhe ka fëmijë edhe unë mund të them që nga ora 07:00 na zgjojnë obligimet e përditshme. Dërgoj fëmijët në shkollë e kopsht dhe kthehem në shtëpi bëhem gati per të filluar rutinën time në punë.

FLAKA: E pini kafën e mëngjesit në shtëpi apo në punë?

AIDA ZIBERI: Kafën e mëngjesit asnjëherë se kam preferuar dhe vazhdoj të mos e konsumoj pa e ngrënë mëngjesin. Ka tentuar bashkëshorti ta shoqëroj çdoherë por nuk ja arriti qëllimit J.  Kështu që pasi ta ha mëngjesin jasht e pi edhe kafen.

FLAKA: Jeni nënë. Cili është kujdesi juaj për fëmijët nga mirëmëngjesi deri natën e mirë?

AIDA ZIBERI: E thash paraprakisht që fëmijët çdoherë unë i dërgoj në çerdhe e shkoll, me përjashtime të rralla bashkëshorti. Pasi ta kryej orarin e punës kohën e mbetur jam gjithmonë me fëmijët, herë në shtëpi e herë jashtë duke shetitur bashkë.

Takim rasti në rrugët e Shkupit. Deputeti Arben Ziberi përshëndet gruan dhe djalin

FLAKA: Dilni nga shtëpia për në punë. Me çka e realizoni udhëtimin tuaj?

AIDA ZIBERI: Pa diskutim që me veturë, nuk mund të funksionojë pa të, mund të them që më ka bërë më përtace vetura, nuk mund të ecë as edhe 500 metra në këmbë. Madje me thonë që talent të fshehur e paskam pas drejtimin e makinës J

 FLAKA: Jeni e përpiktë në orarin e punës. Vonoheni ndonjëherë?

AIDA ZIBERI: Zakonisht jam shumë principiele për çdo gjë, njësoj edhe në punë por ndonjëherë dhe në shumtën e rasteve gazetaria nuk ka orar të caktuar, e menaxhoj ditën varësisht a jam në emision drejtpërdrejt apo ngjarje ose intervista tereni.

Moderatorja Aida Ziberi në studio – TMV2

FLAKA: Si fillon dita në punë për Aida Ziberi, prej kur e bëni hapin e parë në korridoret e TVM2?

AIDA ZIBERI: Emisioni më fillon ora 14:00 siç dihet drejtpërdrejt, po në punë paraqitem paradite rreth orës 10. 

FLAKA: E shkurt në përgjigje por koncize J. Jeni moderatore emisioni. Keni krijuar raporte kolegjiale me stafin teknik, apo dihet relacioni tradicional, moderatorja dhe stafi?

AIDA ZIBERI: Të gjith që më njohin e dijne që Aida është tip shumë i shoqërueshëm dhe mund të përshtatet me të gjitha karakteret e njerëzve, veçanërisht me stafin e emisionit tim kam raporte shumë të afërta.

Moderatorja Aida Ziberi në studio – TMV2

FLAKA: Sa kohë ju nevojiten për tu përgatitur për në punë, për të shkuar në punë dhe për tu kthyer në shtëpi. E vëshirë për të bërë llogarinë, apo? Sigurisht më tepër kohë mbase duhet të shfaqeni në ekran? J 

AIDA ZIBERI: Ditëve kur kam emisionin drejtpërdrejtë ose xhirime jashtë studios më merr pak kohë më shumë se zakonisht por prap nuk them që çdoherë e marë në konsideratë vetëm pamjen fizike, së pari herë i kushtoj rëndësi asaj që është qenësore, dmth skenarit  dhe ecurisë së  emisionit pastaj kohën e ngelur normalisht që ja kushtoj vetës se e  fundja moderatorja është pasqyre e shtëpisë televizive.

FLAKA: Është vështirë për një grua që të drejton një emision siç është Ritmi i Ditës, dhe njëkohësisht edhe shtëpinë me të gjitha nevojat që ka familja?

AIDA ZIBERI: Kur ke dëshirë dhe pasion ndaj profesionit gjitha sfidat kalohen shumë më lehtë kështu që në këtë rast edhe pse e stërngarkuar me shumë obligime si në punë ashtu edhe në shtëpi, ja arrij ta mbajë balansin dhe ti tejkaloj të gjitha vështirësitë.

Aida Ziberi në kuzhinën e shtëpisë

FLAKA: Sa arrinë Aida Ziberi të gatuan në shtëpi. Pite nga duart tua apo pizza te blera nga jashtë shihen në sofrën tuaj?

AIDA ZIBERI:  Kur jemi te kuzhina mund të them që është pasioni im të gatuaj. Në momentin e parë kur gjej kohë të lirë e shfrytëzoj të jem në kuzhinë. Gatuaj gjithçka duke nisur nga ato tradicionalet e deri te ushqimet më moderne po nëse do bëja një përzgjedhje mes të dyjave pa dyshim që me shumë dashuri i gatuaj ushqimet tradicionale të cilat edhe më pëlqejnë më shumë ti konsumoj. E njejta vlen edhe për familjen, edhe fëmijët edhe bashkëshorti i pëlqejnë më shumë pitet sesa pizzat, me plot krenari e them që më të mira janë pitet e mia me spinaq sesa pizzat në restaurant.

FLAKA: Tani mos akuzohemi nga restorantet se u bëjmë antireklamë. Shaka. Një burrë i sukseshëm pranë një gruaje të sukseshme. Pajtoheni me këtë konstatim, apo e mendoni të kundërtën, një grua e sukseshme pranë një burri të sukseshëm?

AIDA ZIBERI: Kur një burrë i sukseshshëm ka përkrahje të plotë në realizimin e synimeve dhe ambicjeve nga ana e partnerës atëhere natyrisht se ndjehet shumë më i motivuar por e njejta vlenë edhe për gruan e cila gjithashtu pa mbështetjen e bashkëshortit nuk do mundeshte që të jetë e sukseshshme në aspiratat e saja.

Aida Ziberi me bashkëshortin Arben Ziberi

FLAKA: E sinqert në përgjigje. Aida Ziberi një ditë aktive në politikë? E keni menduar ndonjëherë. E themi këtë pasi jeni bashkëshortja e një deputeti?

AIDA ZIBERI: Më parë asnjëhere nuk kam pas ambicie që të kyqem në politikë dhe vazhdoj ta kemë këtë qëndrim por që të ardhmës nuk i dihet sepse jeta çdoherë ka të papritura dhe befasi edhe pse shumëkush mendon se si bashkëshortja e një deputeti që rrjedh nga një familje politikanësh ndoshta në të ardhmën do të më mundësohet që të kyqem në jetën politike.

Aida Ziberi në ekspozitë

FLAKA: Na flisni pak për karrierën tuaj. Planet për vitin 2023?

AIDA ZIBERI: Njëherë përnjëherë nuk kam pretendime që të nis diçka të re edhe pse kam disa projekte jashtë punës dhe jam e angazhuar kohë pas kohe.

FLAKA: Nga paraqitjet e juaja, vërehet një kujdes i jashtëzakonshëm për pamjen tuaj. Sa kujdeset Aida për veshjet e saja, dhe a ka kush që i ndihmon?

AIDA ZIBERI: Jo vetëm vitet e fundit që jam pjesë e ekranit por gjithmonë kam qenë e pasionuar pas modës. Një femër mund ta krijojë imazhin e saj edhe me stilin e veshjes që posedon. Per emisione kam sponzorin që përkujdeset vazhdimisht për veshjet e mia por ndodh shpesh të kem edhe bashkëpunime me dizajnerë të ndryshim në raste të veçanta.

Fotografia e fundvitit me fëmijët Andi dhe Arbi

FLAKA: Jeni aktive në punë, kjo dëshmohet nga aktivitetet në emision. Sa kohë ju ngelet për familjen ?

AIDA ZIBERI: Të kesh një emision pasditeje është një angazhim shumë i madh, së pari duhesh të jesh e informuar për të gjitha aktualitetet që ndodhin në vend dhe jashtë, të përgatitesh për çdo të ftuar veçmas dhe së treti duhesh të rrezatosh pozitivitet pavarësisht nga gjendja shpirtërore.  Kjo e fundit ka të bëjë shumë me obligimet familjare pasi që jam nënë e dy fëmijëve të cilët duan shumë përkushtim.

FLAKA: Kemi krijuar përshtypje që Aida preferon shetitjet jashtë shtetit. Na thuaj shtetin dhe qytetin tuaj të preferuar.

AIDA ZIBERI: Po është e vërtetë që i adhuroj shumë udhëtimet dhe çdo moment te lirë tentoj ta shfrytëzoj që të vizitoj vende të ndryshme të cilat më japin një stimul shumë të madh dhe energji pozitive, veti të cilat më inkurajojnë edhe më shumë në realizimin e aktivitetit tim professional. Kam vizituar shumë vende të ndryshme dhe çdoherë më japin një inspirim të veçantë dhe në këtë rast do ta kisha cekur vizitën e fundit që kisha në Rome, qytetin e antikës i  pasur me monumente të shumta, i cili më fascinoi jashtzakonisht shumë.

Aida Ziberi duke iu gëzuar pikturës së babait, Rifat Çeliku

FLAKA: Të ishe sot një gjimnasiste e vitit të katërt, do të zgjidhnit të njejtin drejtim për të studiuar, do zgjidhje sërisht të ishe një gazetare?

AIDA ZIBERI: Këtë profesion jo që e kam zgjedhur në moshën e pjekurisë po qysh si fëmijë kam ëndërruar që një ditë të ushtroj këtë profesion dhe në fakt unë edhe fillova në moshën fëmijërore të dal para ekranit dhe nga atëherë nuk mu shtua pasioni për gazetarinë e më sakt moderimin.

Në ekspozitë

FLAKA: Mbiemri Ziberi nga burri apo Çeliku nga babai. Cili u fle në zemër?

AIDA ZIBERI: Nuk ka shumë rëndësi mbiemri qoftë ky apo ai, por që jam krenare me të dy mbiemrat.

FLAKA: Modeste gjatë gjithë kohës J. Bashkëshorti politikan. Më mirë mjek apo deputet nga këndvështrimi i gruas?

AIDA ZIBERI: Secili profesion ka veçoritë dhe privilegjet e veta kështu që në këtë rast edhe si politikan edhe si mjek janë profesione me peshë.

Moderatorja Aida Ziberi në studio – TMV2

FLAKA: Vajza e një piktori të njohur. Rifat Çeliku. Të bënë krenare?

AIDA ZIBERI: Patjetër qe po, jo vetëm që më bën krenare po babi im ka qenë çdoherë i pari që më ka suportuar dhe edhe sot vazhdon të më këshillojë për çdo fushë të jetës dhe i jam shumë falenderuese për të arriturat e mia.

FLAKA: Sërish modeste në përgjigje.Të kthehemi tek profesioni. Më e lehtë përgatitja e emisionit apo përgatitja e Aidës për në emision?

AIDA ZIBERI: E ceka edhe më lart që pregaditjes së emisionit I kushtoj shumë vëmendje sepse emisioni ‘’Ritmi I ditës’’ trajton tema nga ato sociale, kulturore, arsimore, e te gjitha profilet e mundshme dhe kjo më mer kohë që të përmbushem me  njohuri për çdo të ftuar. Pastaj pjesa e përgaditjes së Aidës për emision ja kam mar dorën haha shpejt bëhem gati.

Moderatorja Aida Ziberi në studio – TMV2

FLAKA: Çdoherë galderobë ndryshe. Paraqet stes kjo gjë për ju?

AIDA ZIBERI: Jam mësuar me këtë tempo të jetës dhe çdo gjë më duket normale, bile bile nëse nuk dukem bukur në punë ose jasht më pyesin se çfarë ka ndodhur haha. Fal edhe bashkëpunëtorëve që kam për veshje më bëjnë të dukem edhe më bukur.

FLAKA: Pyetja e fundit. Thuaje atë që nuk u tha gjatë intervistës. J

AIDA ZIBERI: Do jepja një këshillë për të gjitha vajzat e reja: Punoni për suksesin dhe mos vraponi pas suksesit.

FLAKA: Porosia më e bukur për gjeneratat e reja. Faleminderit që pranuat intervistën për redaksinë tonë. Ishte kënaqësi e madhe. Suksese për ju në Vitin e Ri 2023. Shëndet, fat e lumturi në familjen tuaj.

AIDA ZIBERI: Kënaqësia e dyfishtë. Respekt dhe suksese për redaksinë dhe lexuesit tuaj. Paqe, fat, harmoni e shëndet për të gjithë. Gëzuar 2023!

Moderatorja Aida Ziberi në studio – TMV2
Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 31 Dhjetor, 2022 15:41

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare