Mogerini optimiste për hapjen e negociatave në qershor

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 18, 2019 15:21

Mogerini optimiste për hapjen e negociatave në qershor

Sinjale pozitive nga Brukseli për mundësinë që vendi ynë në qershor të merr datën për nisjen e bisedimeve me BE-në. Pas euro-komisarit Johan Hahn, edhe Federika Mogerini thekson se pret që në qershor të marrë datë për bisedimet dhe që Ballkani Perëndimorë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Pres që në muajin qershor Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të hapë negociatat e anëtarësimit. Kur ta shikoni hartën e Evropës, e shikoni se Ballkani është pjesë e saj. Për këtë shkak, në vend të termit zgjerim, unë personalisht dëshiroj të bisedoj më shumë për bashkimin e sërishëm të Ballkanit me Evropë- deklaroi Federica Mogherini, Shefe e politikës së jashtme pranë Komisionit Evropian

Frek Janmat nga delegacioni i BE-së, duke komentuar kapitujt që korrespondojnë në fusha të ndryshme të sistemit e që duhen përputhur me legjislaturën evropiane, dha shpresë se këshilli do t’i jap leje Komisionit për nisjen e negociatave.

 Shpresoj dhe mendoj se s; shpejti do të shohim hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian shumë shpejtë dhe kjo gjithashtu do të thotë se çdo kapitull do të shqyrtohet me qëllim që të shohim se deri ku kemi arritur dhe se cili është ligji i BE-së që ju do të duhet ta adoptoni dhe të tregoni se mund të implementoni- deklaroi Frek Janmat – Delegacioni i Bashkimit Evropian.

Ish-ambasadori Nano Ruzhin thotë se rëndësi më të madhe për fillimin e negociatave ka qëndrimi i shteteve anëtare të BE-së se sa ajo që e thonë drejtuesit e BE-së. Sipas tij, disa shtete të fuqishme dyshojnë në gatishmërinë e vendit për anëtarësim, andaj Institucionet duhet urgjentisht të punojnë në përmirësimin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Dihet se në BE- ekzistojnë shtete që janë skeptike, pra disa shtete mjaftë të fuqishme anëtare, siç janë Franca, Holanda eventualisht edhe Danimarka të cilat thonë se kjo gjë nuk mund të ndodhë aty për aty. 01-42 Gjithsesi se ekziston shpresë se BE-ja do ta mbajë premtimin por të mos harmoj se për këtë vepër vendosin vendet anëtare të BE-së e jo Komisioni Evropian. Edhe Mogerini edhe Hahn janë për, por shtetet anëtare do të duhet të bëjnë marrëveshje në mënyrë konsensuale dhe të thonë PO edhe ne e mbështesim këtë- tha Nano Ruzhin – Ish-ambasador.

Zv.kryeministri Bujar Osmani në emisionin 360 në Alsat tha se synojnë fillimin zyrtar të negociatave në dhjetor, me mbajtjen e të ashtuquajturës mbledhje ndërqeveritare. Megjithatë afatet e ngushta kohore mes publikimit të raportit të progresit për vendin dhe marrjen e vendimit në Bundestagun e Gjermanisë, mund të bëjë që kjo e fundit të mos ketë qëndrim as nga Këshillin Evropian dhe si pasojë të mos ketë vendim për fillim të negociatave.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 18, 2019 15:21