Momente interesante nga intervista e plotë e pabotuar deri tani e Dr. Zhan Mitrev për IRL | VIDEO

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Janar, 2023 14:31

Momente interesante nga intervista e plotë e pabotuar deri tani e Dr. Zhan Mitrev për IRL | VIDEO

Me qëllim për të informuar publikun në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë, publikojmë regjistrimin e plotë të intervistës së Dr. Zhan Mitrev dhënë për ekipin e IRL-së. Intervista e vendosur në kanalin YouTube dhe e disponueshme për tu parë është autentike, pa asnjë ndërhyrje dhe editim. Videoja përmban të gjitha pyetjet dhe përgjigjet e Dr. Mitrev, përgjigjet e plota pa prerje, montim dhe kombinim të përgjigjeve ndaj të gjitha pyetjeve të cilat janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe janë vendosur në funksion të qëllimit të IRL-së për të akuzuar dhe nxirë imazhin e doktorit.

Nga regjistrimi shihet qartë se doktor Mitrev është i hapur për tu përgjigjur dhe i është përgjigjur të gjitha pyetjeve, pikërisht për këtë arsye kërkon që përgjigjet e tij të publikohen të plota, autentike dhe pa editime, për të mbrojtur të vërtetën dhe gjendjen aktuale. Megjithatë, dyshimet për qëllimet e IRL-së në realizimin e këtij dokumentari u konfirmuan, sepse pikërisht kështu u bë në dokumentarin e IRL-së, përgjigjet e dhëna i’u ofruan publikut të prera, të montuara, të kombinuar dhe të nxjerra jashtë kontekstit të së vërtetës dhe u vendosën në një kontakst krejtësisht tjetër, tendencioz dhe larg së vërtetës.

Gjatë regjistrimit të intervistës, IRL premtoi se do të publikojë regjistrimin e plotë në YouTube, por kanë kaluar gjashtë muaj, ata nuk e kanë publikuar intervistën e plotë. Pikërisht kjo flet për synimin e tyre për të krijuar një rast që nuk ekziston dhe për qëllimin tendencioz të gjithë kësaj historie.

Përse IRL e beri këtë dokumentar, përse nuk përfshihen të gjitha informacionet në dokumentar, përse IRL nuk publikoi regjistrimin e plotë të intervistës? Përgjigja e këtyre pyetjeve është në regjistrimin dhe performancën nga ana e ekipit të IRL-së para hapjes dhe bashkëpunimit të plotë të Dr. Mitrev dhe Klinikës Zhan Mitrev.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 13 Janar, 2023 14:31

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare