Koalicioni i DOM dhe LDP e udhëhequr nga Maja Moraçanin dhe Goran Mileski, thanë se nuk do të mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, pas rrethit të djeshëm të dytë të zgjedhjeve lokale.
Nga ky koalicion shprehen se vendit tonë i duhet stabilitet sepse po përballemi me krizë dhe me pandemi e për të luftuar këtë, DOM dhe LDP janë parti progresive dhe do të ndihmojnë për tejkalimin e krizave.
Ata nuk do të insistojnë për tërheqjen e Zaevit nga pozita e kryeministrit por nga ana tjetër gjithashtu duan të dinë vizionin që e ka ai për shtetin.
“Ne jemi pjesë e shumicës parlamentare dhe nuk mbështesim zgjedhje të parakohshme parlamentare. Maqedonisë i nevojitet stabilitet. Po përballemi me krizë dhe ende zgjatë pandemia me covid. Edhe DOM edhe LDP janë parti progresive ndërsa në periudhën në vijim do të fillojë procesi i negociatave me BE-në. Ne nuk do të insistojmë të tërhiqet Zaev, tërheqja e të cilit tregon se është për arsye morale dhe etike. Por, duhet të flasim dhe të dimë cilat janë vizionet e kryeministrit të ri, të shohim cila është ideja”, tha Moraçanin.