Moraçanin: Tani është koha për debat parlamentar për modelin zgjedhor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:36

Moraçanin: Tani është koha për debat parlamentar për modelin zgjedhor

Kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin, në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se partia mbetet në qëndrimin pas kërkesës për një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe 50% gra nëpër lista.

Në të njëjtën kohë, Moraçanin përkujtoi se një model i tillë i disa ditëve më parë është i pranueshëm për partinë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE.

“Ky është qëndrimi i RDM-së për një njësi elektorale, për lista të hapura dhe për numër të barabartë të burrave dhe grave në lista si për zgjedhjet parlamentare ashtu edhe për ato lokale. Tani është një moment ideal, nuk ka zgjedhje të reja, ka kohë të mjaftueshme dhe prandaj insistojmë që ta hapim debatin në Kuvend”./ Alsat.mk

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 22:36