Sidnej, 1 nëntor – Kryeministri australian Skot Morison mohoi se e ka gënjyer presidentin francez Emanuel Makron derisa fshehtas ka negociuar për marrëveshje për blerje të nëndetëseve me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.
Akuza solli eskalim të kontestit në marrëdhëniet mes të dyja vendeve për shkak të dorëheqjes së papritur të marrëveshjes me Francën.
Zëvendëskryeministri australian Barnabi Xhoj sugjeroi se Franca e ka tepruar. “Ne nuk vodhëm ishull, nuk e shkatërruam Kullën e Ajfelit, kjo ishte përgjigje”, deklaroi sot Xhojs. “Marrëveshjet kanë kushte dhe një nga ato kushte dhe propozime është të mundeni ta lëshoheni marrëveshjen. U larguam atë marrëveshje”, shtoi Xhojs.
Australia e tërhoqi marrëveshjen pesëvjeçare me kompani franceze shtetërore Navall Grup në shtator për prodhimtari të 12 nëndetëse dizel konvencionale.
Makroni mbrëmë tha se kryeministri australian Skot Morison e ka gënjyer.
“A mendoni se Skot Morison ju ka gënjyer?”, pyeti gazetari australian në margjinat e samitit të G-20 në Romë, duke menduar për bisedimet e fshehta ndërmjet SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australia për marrëveshjen e mbrojtjes që solli deri dështimin e marrëveshjes ndërmjet Parisit dhe Kanberës për blerjen e 12 nëndetëseve në vlerë prej 55 miliardë euro.
“Nuk mendoj këtu – e di”, tha presidentë francez, i cili tashmë shprehu mllef për shkak të dështimit të marrëveshjes. “Do të bisedojmë, do të shohim çka do të bëjë”, shtoi Makroni, duke menduar për mundësinë që Morisoni ta kthejë besimin.
“Kam respekt të madh për vendin tuaj dhe shumë respekt dhe miqësi për popullin tuaj”, tha presidenti francez, por theksoi se “kur ka respekt, kjo duhet të jetë nga të dyja anët dhe të sillemi në mënyrë që i përmbush këto vlera”. Makroni e përshkroi samitin e G-20 si të suksesshëm dhe të frytshëm, “edhe krahas ndasive shumë të mëdha”, mes vendeve.