Mos derdhni lotë krokodili për lirimin e Mijallkovit, ta fillojmë reformën në gjyqësor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 17 Dhjetor, 2022 19:47

Mos derdhni lotë krokodili për lirimin e Mijallkovit, ta fillojmë reformën në gjyqësor

Shkruan Sirija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët

Rasti i djeshëm skandaloz me lirimin e Sasho Mijallkovit nga dënimi me 12 vjet burg nuk guxon të kalohet vetëm me deklarata dhe distancime. Reagimet e disa pushtetarëve që derdhin lotë krokodili për një sistem të instaluar që falë kriminelët, janë vetëm tentim për të mjegulluar dhe mashtruar qytetarët.

Në vend të reagimeve deklarative, institucionet duhet urgjentisht të gjejnë fajtorët e këtij skandali. Ata duhet të kërkohen në mesin e gjykatësve të Gjykatës Penale të cilët është e qartë se qëllimisht kanë bërë lëshime procedurale, për të krijuar një situatë ku Apeli do ta shfuqizonte vendimin. Fajtorët duhet të kërkohen në kurdisjen e këshillave gjyqësor, ku vërehet se gjithmonë dalin gjykatësit e njëjtë pas çdo “lëshimi” ose vendimi për shfuqizim të dënimeve.

Ky është hapi i parë dhe më urgjent që duhet bërë, me qëllim të parandalimit të mundësisë që ata të krijojnë situata të ngjashme në të ardhmen.

Pas kësaj duhet të gjithë t’i qasemi reformës thelbësore në sistemin e drejtësisë, për t’i dhënë fund amnestimit të kriminelëve, dënimeve të padrejta ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe rasteve të montuara ku fatkeqësisht kanë pësuar një numër i madh i qytetarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 17 Dhjetor, 2022 19:47

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare