(Mos) respektimi i masave anti-Covid, Ismaili: Gastronomitë shpesh i shkelin protokollet

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 19:34

(Mos) respektimi i masave anti-Covid, Ismaili: Gastronomitë shpesh i shkelin protokollet

Hoteleritë dhe kompanitë shumë ngadal mësohen të zbatojnë protokollet shëndetësore anti-covid që duhet të parandalojnë përhapjen e pandemisë. Ky është konstatimi i përgjithshëm i inspektorit shetëror të tregut Sadik Ismaili në “Intervistën e Javës në TVM-2.

Ai thotëse mosrespektim i këtyre protokolleve përveç tek objektet hotelerike poashtu vërehet edhe nëpër objektet tregëtare ku do në vendin tonë.Ajo që më së shumti haset në terren janë mungesa e distancës mes tavollinave, të mjeteve dezinfektuese dhe grumbullimi më i madh i vizitorëve në ato objekte. Për çdo javë inspektorët bëjnë rreth 3.500inspektime në terren, shton Ismaili.

„Disa prej pronarëve ankohen për atë se ka një përgjysmim të kapaciteteve shërbyese, të të ardhurave dhe gjatë periudhës së karantinimit ata ndoshta kanë ra pak më shumë finansiarisht edhe tani dëshirojnë të mbulojnë atë periudh deri në fund të këtij viti,mirëpo nuk do të thotë se ato për të aritur qëlimin e tyre finansiar duhet të shkelin protokolet”, u shpreh inspektor në inspektoratin shtetëror të tregut Sadik Ismaili.

Masat anti-Covid, Ismaili:Duhen shtuar ingerencat e inspektorëve

Inspektorëve shpesh ju ndodh në terren që për të satën herë tek të njëjtat objekte të konstatojnë mosrespektimin e protkolleve shëndetësore. Në raste të këtilla ata përserisin proces verbalin dhe parashtrojnë kallzime penale në PTHP-n, por kjo nuk zgjidh problemin përderisa inspektorët nuk kanë ingirenca për ti mbyllur këto objekte, vlerësonIsmiali.

“Unë jam një përkrahasi i tyre i cili mendoi se duhet të ketë masa tjera administrative, dmth të mbyllet objekti nëse subjekti hotelerik nuk respekton dhe nuk i përbahet protokoleve sepse si duket me kallzime penale mua persoanlisht më duket se nuk shkon puna ashtu siç kemi pritur”, theksoi Ismaili.

Fundjavën e kaluar inspektorët shqiptuan edhe disa gjoba tjera që kanë të bëjnë me ndryshimin e çmimit të produkteve gjatë zbatimit të masës qeveritare “fundjavë pa TVSH”.

“Inspektorët kanë dalur në terren dhe kanë konstatuar disa parregullësi aty ku ka pas parregulllësi dhe kanë shqiptuar masa tjera adekuate të cilat janë parapara me ligin për mbrojtjen e drejtat të konsumatorëve“, u shpreh Ismaili.

Nga ky inspektorat theksojnë nevojën për të rritur numrin e inspektorëve në të ardhmen./Tvm2

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 19:34