Moska: Shkupi bëri gabim të madh që i dhuroi tanke Ukrainës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 12:28

Moska: Shkupi bëri gabim të madh që i dhuroi tanke Ukrainës

Rusia e konsideron gabim të madh vendimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për dhurimin e tankeve T-72 në Ukrainë, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova.

Edhe pse është pajisje e vjetëruar, me donacionin, shprehet Zaharova, është dhënë mbështetje për “vazhdimin e aktiviteteve kriminale të regjimit në Kiev”.

“Përkundër faktit se, sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për një donacion “të padëmshëm” të pajisjeve të vjetruara, fakti mbetet se Shkupi, besnik i NATO-s, është i përfshirë në dërgimin e armëve në Ukrainë, duke kontribuar kështu në vazhdimin e aktivitetit kriminal të regjimit në Kiev kundër popullatës civile në Donbas. Njerëzit që shpallin demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut duhet ta dinë këtë. E gjithë kjo çon në përkeqësim të mëtejshëm të situatës. Ne besojmë se ky është një gabim i madh i udhëheqjes së Maqedonisë së Veriut”, thotë Zaharova në një deklaratë të publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Gusht, 2022 12:28