Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • Mosmarrëveshjet Turqi-NATO, Erdogan e Putin takim në Moskë

Mosmarrëveshjet Turqi-NATO, Erdogan e Putin takim në Moskë

Redaksia 2 vjet ago

Turqia është vend anëtar i Nato-s dhe marrëdhëniet e këtij vendi me Rusinë kanë qenë historikisht të tensionuara.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pritet të takohet sot në Moske me homologun e tij rus Vladimir Putin. Vizita e tij në këtë vend vjen vetëm pak ditë pas mosmarrëveshjeve të Washingtonit me Ankaranë në lidhje me një plan të mundshëm ushtarak të Turqisë në Siri dhe vendimit për të blerë sistemin antiraketor nga Rusia S-400.

Turqia është vend anëtar i Nato-s dhe marrëdhëniet e këtij vendi me Rusinë kanë qenë historikisht të tensionuara, por me administratën e presidentit Erdogan, raportet mes Moskës dhe Ankarasë janë përmirësuar dhe forcuar.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Nato-s e kanë kritikuar Turqinë për vendimin e saj që të vendosë të mbrohet me sistem antiraketor Rus që nuk është në përputhje me sistemet e aleancës veri atlantike. Washingtoni ka kërkuar nga Ankaraja që ta anulojë marrëveshjen për blerjen e sistemit antiraketor rus si dhe ka pezulluar pjesëmarrjen e Turqisë në programin e saj F-35.

Nënpresidenti Amerikan Mike Pence deklaroi më 3 Prill se Turqia duhet të zgjedhë nëse dëshiron të mbetet një partner kryesor i Nato-s ose të rrezikojë sigurinë e këtij partneriteti duke ndërmarrë vendime të pamatura të cilat rrezikojnë aleancën. Departamenti Amerikan i shtetit deklaroi javën e kaluar se Ankaraja mund të përballet me sanksionet amerikane nëse vazhdon më tej me planet e blerjes së sistemit rus, transmeton “Ballkanweb”.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu i cili ndodhej në Washington DC për 70 vjetorin e themelimit të Nato-s deklaroi për televizionet amerikane se ishte “e papranueshme” që Uashingtoni të refuzonte të shiste armë në Turqi dhe gjithashtu të insistonte që Ankaraja të mos blinte një sistem mbrojtës nga një vend tjetër. Cavusoglu, i cili ka thënë se “marrëveshja S-400 është një marrëveshje e përfunduar” nga e cila Ankaraja nuk do të tërhiqet, sugjeroi të formohej një grup pune ndërmjet Pentagonit dhe Ankarasë për të adresuar mosmarrëveshjen.

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo javën e kaluar paralajmëroi gjithashtu ministrin turk Cavusoglu për “pasoja potencialisht shkatërruese” nëse Turqia do të niste një ofensivë kundër forcave kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në Siri.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Irani: Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë ‘organizatë terroriste’
Next: Siljanovska: Pse të mos jem presidentja e parë – grua?

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 3 ditë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 3 ditë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 6 ditë ago

TË FUNDIT

Talat-Xhaferi Ende vazhdon takimi i Xhaferit me koordinatorët

Ende vazhdon takimi i Xhaferit me koordinatorët

Apostol-Simovski-popis-2021-8 Mërgimtarë regjistrohuni!

Mërgimtarë regjistrohuni!

Radmilla-Shekerinska Shekerinska: Të gjitha shtetet e NATO-s kanë mungesë të vaksinave

Shekerinska: Të gjitha shtetet e NATO-s kanë mungesë të vaksinave

Bilal-Kasami-6-750x440 Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

Lëvizja Besa bënë thirrje për Regjistrim të popullatës

auto_Vjosa-Osmani-Albin-Kurti-etj-1-600x360-11613478759 Kurti: Ja kur pritet të votohet kryeparlamentari, kryeministri dhe presidentja

Kurti: Ja kur pritet të votohet kryeparlamentari, kryeministri dhe presidentja

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.