Mosprania në takimin e liderëve, çka thotë Ahmeti e çka thotë Osmani

Mosprania në takimin e liderëve, çka thotë Ahmeti e çka thotë Osmani

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka sqaruar mospjesmarrjen e tij në takimin Zaev-Mickovski, ditë më parë. Ai, tha se në këtë takim dy partitë maqedonase kanë bërë përpjekje për të tejkaluar dallimet mes tyre për Ligjin e Prokurorisë Publike, prandaj BDI-ja nuk ka pasur arsye që të jetë prezente në takim.

Nuk kam marrë pjesë në takim përderisa ata nuk i afrojnë dallimet e veta. Qëndrimet tona janë të qarta. Ne mbështeësim Ligjin, mbështesim të gjitha reformat në gjyqësi. Përderisa kanë dallimet mes vete LSDM dhe VMRO, ne nuk mund të jemi pjesë e atij debate. Në aktin final sigurisht do të jemi pjesë e përmbylljes së tërë çështjes”, tha Ali Ahmeti.

Në rolin e zëdhënësit të partisë, Bujar Osmani sot deklaroi se, Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) nuk ishte në takimin mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, sepse nuk ka problem me Ligjin për Prokurori Publike.

“Si parti nuk kemi qenë, sepse nuk kemi problem me Ligjin. Ne si qeveri kemi dhënë pëlqim në seancë qeveritare”, tha Osmani. Në rolin e zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se, miratimi i Ligjit për Prokurori me të cilin definohet statusi i Prokurorisë Speciale Publike(PSP), nuk është kusht për datën e nisjes së negociatave me Bashkimin Evropian, por vlerësoi se, është mirë që Ligji të miratohet para muajit tetor, muaj ky që sipas tij u cilësua historik sepse “Maqedonia e Veriut do ta marrë datën”. “Është e rëndësishme që Ligji të miratohet para tetorit. Ajo që dje kishte biseda të gjata, jep mundësinë që dallimet të sqarohet, respektivisht të trajtohen në tryezë. Unë konsideroj se, liderët politikë dhe partiak; e kuptojnë rëndësinë e momentit, momentin historik që gjendemi para tetorit, dhe nuk do të lejojnë që të jenë fajtorë”, tha Osmani.

Sipas tij, dallimet për të cilat opozita dhe pushteti nuk arrijnë kompromis, “nuk janë të pakapërcyeshme, vetëm se duhet më shumë vullnet politik”.

Për mospraninë e liderëve shqiptar, opozita e shqiptare ASH e Besa akuzuan BDI-në për mosinteresim dhe neglizhencë. Flaka

Driton Zenku
nga Driton Zenku Shtator 12, 2019 17:37

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...