Mosrespektimi i orës policore, arrestohen 76 persona

Desk
By Desk April 27, 2020 10:09

Mosrespektimi i orës policore, arrestohen 76 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Maqedonisë së Veriut 88 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 76 janë arrestuar, një ëahtë paralajmëruar ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 186 personave ndërsa 77 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer 1.167 kontrolle të personave në izolim-vetizolim, ku nuk janë regjistruar shkelje të masave.

 

Desk
By Desk April 27, 2020 10:09