Moti i ligë godet Spanjën, raportohet për të vdekur

Moti i ligë godet Spanjën, raportohet për të vdekur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të ligë që ka goditur pjesën më të madhe të juglindjes së Spanjës, dhe që e ka shndërruar gjithë këtë rajon në “det” pas shirave të rrëmbyeshëm, e të reshurat po konsiderohen si më të fuqishmet në 100 vitet e fundit.

Ekipet emergjente kanë njoftuar se një burrë dhe gruaja e tij, që të dy të moshës 70-vjeçare, janë gjetur të vdekur brenda një veture të rrokullisur që e kishte marrë me vete uji rreth 100 kilometra në jug të Valencias

Shërbimi meteorologjik i Spanjës i njohur si AEMET, ka paralajmëruar këtë rajon për “rrezikun” që po u kanoset dhe se pritet që të bie deri në 90 milimetra shi për një orë, dhe deri në 180 milimetra për 24 orë.

E një nga vendet që e ka pësuar më së shumti është qytet Valencia në jug të Spanjës, ku rrugët e këtij qyteti janë shndërruar në “lumenj”. Raportohet se afro 300 litra shi për metër katror ka rënë gjatë 24 orëve të fundit, që sipas AEMET është sasia më e madhe reshjeve që nga viti 1917.

Uji ka marrë me “vete” vetura të shumta që ishin në rrugë, kurse uji tashmë ka arritur deri në gjysmë të dritareve të kateve të para të shtëpive dhe ndërtesave. Si pasojë e motit të ligë është rënduar edhe trafiku rrugor, e erërat e forta kanë bërë që shumë drunj të shkulen me rrënjë dhe të bien nëpër rrugë, duke krijuar situatë kaotike.

Sipas dëshmitarëve erërat e forta ngjanin shumë me një mini-tornado, e shkollat lokale kanë anuluar mësimin dhe mbi 300 mijë nxënës janë këshilluar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 20:09

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA