Moti, rritet numri i intervenimeve të Ndihmës së Shpejtë

Moti, rritet numri i intervenimeve të Ndihmës së Shpejtë

Temperaturat e larta që kapluan vendin kanë ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë në shërbimet e urgjencës. Më së shumti ka raste të kolapseve, dehidrimit, tensionit të lartë si dhe probleme me zemrën. Nuk mungojnë as rastet kur konsumimi i ushqimeve të ekspozuara në diell ka shkaktuar helmime.

Ja tani për momentin, katër telefonat e Ndihmës së Shpejtë gjithë kohës cingërojnë. Kemi rritje të numrit të kolapseve dhe probleme të sistemit qarkullues. Ka rritje të numrit të thirrjeve në shërbimin e Ndihmës së Shpejtë, lajmërohen persona të cilët kërkojnë ndihmë për simptome të ndryshme nga grupe të ndryshme moshash. Më aktuale i kemi problemet me qarkullimin e gjakut, problemet me sistemin respirator dhe problemet me zemrën – tha Elena Kareva-Pilovska, Shtëpia e Shëndetit, Shkup

Mjekët rekomandojnë që të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë sa të vërejnë përkeqësim të shëndetit.

Përpos rekomandimeve që i jep ministria e Shëndetësisë, është që të mos ekspozohen drejtpërdrejt në diell sepse mund të vije deri tek probleme të mëdha të natyrës akute si ngërçe muskulore, apo probleme të natyrës qarkulluese por mund të vijë edhe deri në dehidratim i cili ndikon direkt në sistemin e baraspeshës, marramendjes, si dhe dhimbje të kokës. Derisa paraqiten probleme ende më serioze si gjendje konfuzi apo humbje të vetëdijes atëherë, urgjentisht të kërkojnë ndihmë mjekësore – u shpreh Elena Kareva-Pilovska, Shtëpia e Shëndetit, Shkup.

Mjekët rekomandojnë konsumim të lëngjeve, veshmbathje sa më të lehtë dhe me ngjyra të hapura si dhe shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejt në diell. Enti hidrometeorologjik paralajmëroi se temperatura të larta deri në 40 gradë do të mbizotërojë edhe nesër, ndërsa rënie të temperaturave pritet të ketë nga dita e enjte ku autoritetet parashikojnë edhe reshje të shiut në disa zona të vendit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 13, 2019 20:27

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA