Moti sot

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 28, 2019 09:15

Moti sot

Moti në vendin tonë do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi jugor. Nga mesdita dhe pasditja do të ketë shira lokale dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 15 gradë, ndërsa e ditës prej 18 deri 29 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë me drejtim jugor. në mesditë dhe pasdite do të ketë shira lokale dhe bubullima.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 12, ndërsa e ditës deri në 27 gradë.

Stabilizim kalimtar do të ketë të mërkurën, ndërsa nga e enjtja pasdite moti do të jetë nën ndikimin e valës së lagësht me shira të përkohshëm, ndërsa bubullima do të ketë në disa vende.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka May 28, 2019 09:15