Motorola RAZR i palosshëm lansohet zyrtarisht

Motorola RAZR i palosshëm lansohet zyrtarisht

Motorola më në fund vendosi t’i jep fund thashethemeve dhe spekulimeve duke e lansuar zyrtarisht telefonin e palosshëm, Moto RAZR. 

Po cilësohet si, rikthim i pajisjes klasike, me teknologji 2019 brenda.

Është ndërtuar rreth një ekrani të palosshëm që del në një faktor më të vogël, më të lëvizshëm.

Me një çip Qualcomm Snapdragon 710 në thelbin e tij, Moto RAZR i palosshëm përmban një ekran POLED kryesor prej 6.2 inç, të palosshëm me rezolucion HD prej 2142 x 876 piksele dhe me raportin e ekranit 21:9 Cinemavision.

Ekrani sekondar i jashtëm prej 2,7 inç, GOLED, me rezolucion prej 600 x 800 piksele dhe raport 4: 3, do të shërbej si një ekran i njoftimeve.

Ka 6 GB RAM dhe 128 GB hapësirë ruajtje, në një pajisje që është 205gr në peshë dhe me masë prej 14 mm kur paloset.

Fuqizimi i gjithçkaje vjen prej një baterie 2,510mAh me aftësi 15W TurboPower dhe Android 9 Pie.

Ekzistojnë dy kamera në telefon: një kryesore, 16MP dhe një selfie 5MP.

Telefoni shitet për 1,499.99 dollarë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Nëntor, 2019 22:47

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.