Mourinho ‘peshkon’ te Reali, i kërkon tre lojtarë të ekipit madrilen

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 22:41

Mourinho ‘peshkon’ te Reali, i kërkon tre lojtarë të ekipit madrilen

Menaxheri i Romës, Jose Mourinho synon të nisë një ‘bastisje’ ndaj ish-punëdhënësve të tij në Real Madrid për Lucas Vazquez, pretendon Corriere dello Sport.

Reprezentuesi spanjoll i gjithanshëm thuhet se është një lojtar që Blancos do të ishin të hapur për ta shitur në janar.

Roma ka nisur kontaktet me Real Madridin, me të cilin do të duhet të diskutohet edhe pozicioni i Borja Mayoral.

Klubi italian ka kërkuar informacion për gjendjen e Lucas Vazquez dhe thuhet që Ancelotti do të kishte dhënë dritën jeshile për shitje.

Mou e vlerëson shumë atë dhe tashmë e donte atë në Tottenham, lojtarin i cili mund të jetë një anësor, por mund të luajër edhe si një mbrojtës i krahut.

Vasquez nuk është i vetmi që po kërkohet nga Mourinho, pasi ditë më parë është raportuar që edhe mbrojtësi Nacho dhe mesfushori Dani Ceballos janë në radarin e portugezit si transferime të mundshme në janar apo në verë. /Lajmi.net

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 8 Nëntor, 2021 22:41