MPB-ja ka hapur hetim për 69 raste të agjitimit gjatë raundit të dytë zgjedhor

Redaksia
By Redaksia 1 Nëntor, 2021 20:08

MPB-ja ka hapur hetim për 69 raste të agjitimit gjatë raundit të dytë zgjedhor

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale kaloi pa turbulenca të shumta në aspektin e sigurisë, bëjnë rezyme autoritetet e MPB-së, një ditë pas përfundimit të këtij procesi. Shifrat tregojnë se ka ulje të rasteve të denoncuara për 31,7% duke i krahasuar parregullsitë me zgjedhjet e korrikut të 2020. Por, sipas raportimit të policisë 114 raste janë denoncuar, prej të cilave 2/3 ishin për blerje të votave. Numri më i madh i ngjarjeve të raportuara janë në zonën e Shtipit – 50, 32 ngjarje në Kumanovë, 12 në Manastir, 6 në Shkup, 5 në Strumicë, 5 në Tetovë, 3 në Ohër dhe 1 ngjarje në zonën e Velesit.

Raporti Zgjedhor i Ministrisë së Punëve të Brendshme
• Agjitim i votave – 83 raste, pre të cilave 14 janë hedhur si të pabaza, kurse për të tjerat procedohen. Këtu përfshihen edhe denoncimet për transportimin e votuesve, ushtrimin e presionit/ndikimit ndaj votuesve, mbajtjen e letërnjoftimeve të votuesve, thirrjet telefonike etj;
• Ryshfeti zgjedhor – 10 ngjarje, tre prej të cilave tashmë janë refuzuar si të pabazuara, ndërsa për pjesën tjetër po merren masa;
• Kërcënime verbale – tre ngjarje të raportuara, dy keqpërdorimi i të dhënave personale;
• Rrezikimi i sigurisë – dy ngjarje, njëra është refuzuar si e pabazuar, ndërsa tjetra po veprohet;
• Grupimi i personave pranë qendrës së votimit – dy ngjarje, njëra prej të cilave u refuzua dhe për tjetrën po marrim masa për zbardhjen e saj;

Në paraqitjen e parë pas mbylljes së vendvotimeve, ministri i brendshëm Oliver Spasovski e vlerësoi korrektësinë e policëve dhe qytetarëve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në aspektin e sigurisë. Spasovski tha se rastet e denoncuara do të procedohen me kallëzime përkatëse penale.

“Do të doja ti theksoj denoncimet për dy veprat penale, siç ishte shkatërrimi i materialit zgjedhor në zonën e Kërçovës, ku për personin e arrestuar do të ketë kallëzim penal për veprën penale ‘shkatërrimi i materialit zgjedhor’, si dhe ‘shkelje e fshehtësisë së votimit’ në zonën e Koçanit, për të cilën do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “shkelje e fshehtësisë së votimit”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Por, denoncime ka pasur edhe nga ana e qytetarëve ndaj policëve nëpër vendvotime. Në 5 nga ngjarjet, 3 në rajonin e SPB Manastirit dhe nga 1 në SPB Shkup dhe SPB Tetovë janë raportuar 5 zyrtarë policorë, nga të cilët 4 kallëzime janë refuzuar si të pabazuara, ndërsa për të pestën janë duke u ndërmarrë masa./ Alsat

Redaksia
By Redaksia 1 Nëntor, 2021 20:08