MPB në aksion, kontrolle kundër garave me motorë, qytetarët: Le të ketë sa më shumë kontrolle e dënime

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 31 Gusht, 2018 19:27

MPB në aksion, kontrolle kundër garave me motorë, qytetarët: Le të ketë sa më shumë kontrolle e dënime

Policia në Shkup ka filluar aksionin kundër motorxhinjve të cilët sidomos gjatë orëve të natës, i përdorin rrugët e kryeqendrës si pista për gara me motorë, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre por edhe të qytetarëve të tjerë.

Vetëm mbrëmë janë ndaluar dhe konfiskuar 5 motorë si dhe janë dhënë 15 gjoba për shkelje të rregullave në qarkullim. Qytetarët përshëndesin aksionet e tilla, madje kërkojnë patrulla më të shumta policore derisa të rinjtë mbi motorë të vetëdijesohen se vozitja e tyre e shpejtë dhe zhurma që bëjnë sidomos gjatë orëve të natës, shqetëson të gjithë qytetarët e tjerë.

“Po, janë normal se kanë ushtimat e mëdha edhe frigohen”,- tha një qytetar.

“Normal, duhet me pas më shumë polici”,- theksoi një qytetar.

“Shumë më tepër duhet marrë masa, jo pak, për secilën punë nëse teprohet duhet marrë masa policia, qeveria të gjithë ata që janë kompetentë për këso gjërash”,- u shpreh një qytetar.

“Po pengojnë, çka të bëjmë, ata janë të rinj, kanë qejf të bëjnë ashtu”,- theksoi një qytetar.

“Jo vetëm motorxhinjtë, por edhe makinat po pengojnë. Lejet për motorë dhe për makina gjithskush i ka marrë, me një fjalë rregull nuk ka. I gjithë shteti është kriminel. Polici duhet edhe 2 milion banorë të ketë e të zbulojë gjithçka, çdo ditë ka aksidente, çdo ditë ka të vdekur”,- deklaroi një qytetar.

Vetëm në Shkup, në gusht janë regjistruar mbi 20 aksidente me pasojë 9 të lënduar, prandaj qytetarët kërkojnë më shumë kontrolle nga policia për të dënuar shoferët e pakujdesshëm që rrezikojnë jetën e të tjerëve. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 31 Gusht, 2018 19:27