MPB nuk ka profil në Instagram, kreatorët e profileve të rreme do të sanksionohen ligjërisht

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 19:35

MPB nuk ka profil në Instagram, kreatorët e profileve të rreme do të sanksionohen ligjërisht

Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se nuk ka profil të rrjetit social Instagram. Në periudhën e kaluar janë krijuar disa profile të rreme, të cilat e keqpërdorin emrin e institucionit dhe Sektorin për  Krim  Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ndërmarrë masa përkatëse për sanksionim ligjor të kreatorëve të këtyre profileve.

Në kumtesën e sotme nënvizohet se MPB-ja ka ueb faqen e vet, ndërsa profile ka vetëm në rrjetin social Fejsbuk dhe Jutjub, dhe kjo është potencuar qartë në ueb-faqen. 

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 19:35