MPB: Personave të cilëve ju përfundon karantina shtetërore mund të largohen me paralajmërim paraprak të personave dhe automjeteve që do të vijnë pas tyre

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 19:17

MPB: Personave të cilëve ju përfundon karantina shtetërore mund të largohen me paralajmërim paraprak të personave dhe automjeteve që do të vijnë pas tyre

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kumtoi se personat të cilët janë në karantinë shtetërore dhe të cilët gjatë fundjavës duhet të largohen, zyrtarëve policore duhet t’u dorëzojnë emër dhe mbiemër të personit që duhet t’i marrë, si dhe të dhëna për automjetin e tij.

“Personat e vendosur në karantinë shtetërore, ndërsa të cilët duhet të largohen nga karantina shtetërore gjatë fundjavës, kur lëvizja është e kufizuar, ose nga qytetet ku ka kufizim të lëvizjes gjatë gjithë javës, do të merren në pyetje nga një zyrtar policie për emrin dhe mbiemrin e personit dhe të dhënat e automjetit që do të vijë për ta kryer transportin. Policët kanë lista në baza ditore cili qytetar largohet nga karantina shtetërore dhe ata e paralajmërojnë personin dhe automjetin që do të vijë pas tyre”, theksohet në njoftimin e MPB-së.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 9, 2020 19:17