MPB, shënohet Dita e Policisë

Desk
By Desk May 7, 2019 19:11

Ministria e Brendshme ka shënuar Ditën e Policisë, 7 majin. Me këtë rast ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, tha se tanimë është kthyer imazhi i policive, të cilëve tanimë iu mundësohet që me dinjitet dhe përgjegjësi t’i kryejnë obligimet e punës.

Spasovski nënvizoi se në këtë ministri punojnë profesionistë të cilët të palëkundur luftojnë kundër krimit, korrupsionit, terrorizmit dhe kujdesen për rendin dhe qetësinë publike dhe nevojat e qytetarëve.

“Në dhjetor të 2018-s janë paguar pagat e rritura për 4,900 policë, për të cilët kemi ndarë 79 milionë denarë në vit. Dhe në periudhën e ardhshme, ne vazhdojmë me përmirësimin e kushteve të punës, vazhdojmë me renovimin e stacioneve policore. Duhet bërë blerja e uniformave për t’u bërë një aktivitet i rregullt, jo një përjashtim. Departamentet e specializuara duhet të pajisen me pajisje moderne për të kryer më mirë detyrat e tyre”,- deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Ministri Spasovski tha se në periudhën e ardhshme kjo ministri do të punojë në zgjidhjen sistematike të problemeve dhe përforcimin e kapacitetin institucional dhe administrativ të ministrisë. (Tvm2)

Desk
By Desk May 7, 2019 19:11