MPJ: Komunat dhe këshilltarët në vazhdimësi ta zbatojnë emrin kushtetues të vendit

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 12:33

MPJ: Komunat dhe këshilltarët në vazhdimësi ta zbatojnë emrin kushtetues të vendit

Shkup, 2 nëntor  – Lidhur me ngjarjet e fundit në seancat konstituive të Këshillit të Komunave të Shtipit dhe komunës së Aerodromit, Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësim nga aktet e një pjese të këshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale lidhur me nënshkrimin e deklaratës solemne në pajtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale dhe fton në zbatimin në vazhdimësi të dispozitave kushtetuese dhe ligjore për emrin e shtetit.

“Me Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes finale, Vendimi për shpalljen e amendamenteve ХХХIII, XXXIV, XXXV dhe ХХХVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe Ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Nga janari i vitit 2019, emri kushtetues i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se të gjitha Institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale janë të obliguara ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ti harmonizojnë të gjitha aktet të cilat i sjellin me Kushtetutë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Gjegjësisht, siç theksohet, çdo kund ku emri Republika e Maqedonisë është përmendur në Ligjet dhe aktet nënligjore të organeve shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes lokale, përfshirë edhe deklaratën solemne, nga dita e hyrjes në fuqi e akteve të lartpërmendura përdoret emri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punëve të Jashtme, shtohet tutje, duke i ndjekur dukuritë e këtilla pas mbarimit të zgjedhjeve lokale dhe gjatë konstituimit të këshillave të caktuara në Komuna, bënë thirrje që të zbatohen dispozitat kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, duke pasur parasysh se mosrespektimi i Kushtetutës dhe ratifikimit të Marrëveshjeve ndërkombëtare seriozisht e prish imazhin ndërkombëtar të shtetit dhe e cenon rendin juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Njëkohësisht, apelojmë te institucionet përgjegjëse dhe veçanërisht të Ministria e Vetëqeverisjes lokale, të reagojnë në mënyrë adekuate në përputhje me kompetencat e tyre, sepse sipas nenit 3 të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes finale”, thuhet në kumtesën

Të gjitha organet tjera të administratës shtetërore, fushëveprimi i të cilave përfshin çështjet që mbulon marrëveshja përcaktohen si organe kompetente që do të kujdesen për ekzekutimin e marrëveshjes.

Njëherësh, theksohet në kumtesën e MPJ-së, apelojmë deri te të gjithë Këshilltarët e komunave që në vazhdimësi të respektojnë Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ashtu siç është theksuar edhe në vet deklaratën solemne.

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 2 Nëntor, 2021 12:33

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare