MPJ organizon kthimin e 69 qytetarëve të RMV-së nga Sllovenia dhe Turqia

MPJ organizon kthimin e 69 qytetarëve të RMV-së nga Sllovenia dhe Turqia

Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se në bashkëpunim me MPJ-në e Republikës së Sllovenisë, Shtabin slloven të krizës dhe policinë sllovene, në mëngjes ka organizuar kthimin e 42 qytetarëve të RMV-së në vendin e tyre, me 16 automobilë, të cilët do të vendosen në karantinë të obliguar në pajtim me masat për mbrojtje nga pandemia

Në të njejtën kohë, gjatë ditës së sotme u organizua edhe transport me autobusa për kthimin e 27 qytetarëve të RMV-së nga Stambolli.

Ministria e Punëve të Jashtme u shpreh falenderim autoriteteve sllovene, kroate, serbe, turke dhe bullgare për transitin e papenguar dhe solidaritetin, qëndron në kumtesë.

Driton Zenku
nga Driton Zenku 26 Mars, 2020 14:32

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.