Ministria e Punëve të Jashtme në Bullgari në një deklaratë për BGNS ka komentuar deklaratat e ministri të Punëve të Jashtme në vend, Bujar Osmani se ekziston dokument për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, dhe se i njëjti pritet të miratohet nga autoritete bullgare. MPJ-ja bullgare thotë se propozimet e RMV-së janë të papranueshme për Sofjen zyrtare.
“Gjatë takimit në shkurt, Bullgaria informoi Republikën e Maqedonisë së Veriut se propozimet e tyre nuk janë të pranueshme dhe se bisedimet duhet të vazhdojnë”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së bullgare.