MPJ: U riatdhesuan me sukses 125 shtetas të RMV-së nga Stokholmi, Kopenhaga dhe Ejndhoveni

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 20:32

MPJ: U riatdhesuan me sukses 125 shtetas të RMV-së nga Stokholmi, Kopenhaga dhe Ejndhoveni

Ministria e Punëve të Jashtme informoi se sot ishte organizuar fluturim për riatdhesim të gjithsej 125 qytetarëve të RMV-së që kishin mbetur në Suedi, Danimarkë dhe Holandë.

Riatdhesimi, siç bëri të ditur MPJ-ja, ishte realizuar në organizim të ambasadave tona në Stokholm, Kopenhagë dhe Hagë, në bashkëpunim me sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, MPB-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

“Dërgojmë falënderime deri te kolegët nga ambasadat e Suedisë, Danimarkës, Norvegjisë dhe Holandës për bashkëpunimin gjatë riatdhesimit të 27 shtetasve të huaj të fluturimit nga Shkupi drejtë destinacioneve të sotme, si dhe e institucioneve kompetente të këtyre shteteve të cilët ndihmuan në riatdhesimin e qytetarëve tanë”, bëhet e ditur në kumtesë.

Prej atje theksojnë se vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm edhe me autoritetet kompetente të SHBA-së dhe Australisë në kthimin e papenguar të qytetarëve tanë të mbetur në kontinentet tjera.

Gjatë ditës së nesërme, siç informojnë nga MPJ-ja, është paraparë fluturim për kthimin e qytetarëve të RMV-së nga Italia.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 20:32