MPPS: Janë siguruar 658 pako me ushqim për viktimat e dhunës familjare

MPPS: Janë siguruar 658 pako me ushqim për viktimat e dhunës familjare

 Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me  Misionin e OSBE-së në Shkup siguroi 658 pako me ushqim  si përgjigje urgjente dhe mbështetje për ato të cilët më së shumti janë prekur  nga kriza e shkaktuar   KOVID-19. Mbështetja është destinuar për 329 viktima të regjistruar  të dhunës familjare. Për to në maj dhe qershor  janë siguruar pako me ushqim.

Distribuimi bëhet përmes Kryqit të Kuq Republikan dhe Qendrës për punë sociale që të arrijë deri te ato të cilëve më së shumti u nevojitet ndihma.

“PandeMEDIAL globale e Kovid-19 hapi shumë çështje të jetesës shoqërore, mes të cilave  e pashmangshme është çështja  për ndikim dhe pasojat  e pandemisë mbi gratë dhe  burrat, veçanërisht ndikimi dhe pasojat e pandemisë  mbi gratë viktima të dhunës familjare. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në rrethanat e shkaktuara  nga pandeMEDIAL globale me përkushtim dhe seriozitet merr  pjesë  në mbështetjen dhe ndihmën e  qytetarëve më të rrezikuar në vendin tonë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Kërcënimet serioze nga Kovid-19, thonë prej Ministrisë, kërkojnë  përgjigje të vazhdueshme për t’u plotësuar nevojat e qytetarëve të përfshirë në sistemin e mbrojtjes sociale dhe t’u ndihmojnë  më lehtë të ballafaqohen  me të gjitha sfidat.

Shprehim falënderim deri te  partnerët tanë ndërkombëtar për mbështetjen që e marrim nga ato të ndihmojmë dhe të prekim te çdo qytetar që i nevojitet ndihmë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 29 Maj, 2020 12:04

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.