MPPS: Kompanitë me kapacitete prodhuese t’u përmbahen rekomandimeve për mbrojtje të punëtorëve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 19:36

MPPS: Kompanitë me kapacitete prodhuese t’u përmbahen rekomandimeve për mbrojtje të punëtorëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje kompanive t’u përmbahen rekomandimeve për organizim të punës sepse mbrojtja e shëndetit të punëtorëve është kusht themelore për mbrojtje të ekonomisë.

Qeveria dhe ekonomia, siç informojnë nga MPPS, kanë qëllim të njejtë – në kushte kur po zbatohen masa dhe aktivitete për mbrojtje dhe preventivë nga përhapja e koronavirusit, njëkohësisht të organizohet puna e kompanive për përballje sa më efikase me pasojat negative.

Nga Ministria u bëjnë thirrje subjekteve juridike në këtë gjendje të jashtëzakonshme të tregojnë përgjegjësi. Theksojnë se shërbimet inspektuese janë në terren dhe do ta ndjekin respektimin e rekomandimeve.

Rekomandimet për organizim të procesit të punës janë këto në vijim:

1.Në fabrikat ku drejtpërdrejtë bëhet procesi prodhues, të limitohet numri i të punësuarve deri në atë masë së punëtorët të jenë në distancë prej 1,5 deri 2 metra.

2.Në vetë fabrikën, detyrimisht të sigurohet mjet për dezinfektim të duarve dhe sipërfaqeve punuese.

3.Gjatë orarit të punës, nga ana e të punësuarve të respektohen masat e përgjithshme të rekomanduara për nivel më të lartë të higjienës personale dhe të përgjithshme (larje e shpeshtë e duarve dhe dezinfektim me përdorim të mjeteve dezinfektuese në bazë të alkoolit).

4.Të bëhet më shpesh ajrosja e hapësirave të punës, përkatësisht disa herë gjatë ditës dhe nëse kjo është e mundur (përmes ventilimit natyror dhe artificial).

5.Njëherë në javë të bëhet dezinfektimi i të gjitha hapësirave punuese, posaçërisht në fabrika, nga shërbimi i autorizuar për atë.

6.Në rast të kontaktit të drejtpërdrejtë me rast të konfirmuar laboratorik pozitiv me KOVID-19 (me apo pa simptoma), personi menjëherë të izolohet dhe të paraqitet në Qendrën kompetente për shëndet publik.

7.Të evitohet kontakti i të punësuarve nga fabrika mes veti gjatë procesit të punës, e posaçërisht me nëpunësit administrativ.

8.Në rast të nevojës për punë administrative, nënshkrimi i dokumenteve të bëhet vetëm përmes një personi të caktuar i cili mban mbrojtje personale në vete (maskë mbrojtëse dhe dorëza).

10.Vozitësit të cilët distribuojnë prodhime të gatshme, repromateriale, dokumente të letrës, gjithashtu të mbajnë pajisje personale mbrojtëse.

11.Të kos mbahen takime/kolegiume dhe të njejtat të bëhen me telefon apo e-mail, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 19:36