MPPS: Prej 70 kopshteve me 311 objekte nuk është hapur vetëm një, pritet testimi i të punësuarve për KOVID-19

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 20:55

MPPS: Prej 70 kopshteve me 311 objekte nuk është hapur vetëm një, pritet testimi i të punësuarve për KOVID-19

Prej 70 kopshteve funksionale të cilat i kanë 311 objekte në nivel të shtetit, vetëm një objekt i cili është pjesë e kopshtit “Rahilka Goneva” nga Shën Nikolla nuk është hapur sot për pranimin e fëmijëve, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Sipas informacioneve që Ministria i ka marrë nga ky kopsht, pritet të bëhet testimi për Kovid – 19 të një personi të punësuar, ndërsa më pas, do të sillet vendim për hapjen e këtij objekti.

“Në të gjitha kopshtet e tjera të fëmijëve përkujdesi i tyre po bëhet pa pengesa në pajtim me Protokollin për aktivitete për institucionet për përkujdesin dhe edukimin e fëmijëve pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme, të sjellë nga Qeveria më 29.05.2020”, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 9, 2020 20:55