MPPS: Vazhdojmë të kujdesemi për më të rinjtë, shtesë arsimore për 24.461 fëmijë

MPPS: Vazhdojmë të kujdesemi për më të rinjtë, shtesë arsimore për 24.461 fëmijë

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, (MPPS) informon se është paguar shtesa për arsimin për periudhën e tretë matëse, për 24.461 fëmijë.

“Çdo individ, çdo familje meriton kujdes të barabartë. Shqetësimi ynë i veçantë janë fëmijët, të cilët janë më të rrezikuar nga streset që ndodhin njëra pas tjetrës në situata krize. Prandaj është shumë e rëndësishme që fëmijët nga familjet me të ardhura të ulëta të marrin mbështetje shtesë. Prandaj, Qeveria miratoi dekret që ndërpreu kushtin për konfirmimin e rregullsisë për pagimin e shtesës arsimore për periudhën e tretë dhe të katërt matëse për vitin akademik 2019/2020, me qëllim lehtësimin e qasjes në këto të drejta”, theksuan Ministria.

Sipas MPPS-së, reforma sociale ka shumëfishuar numrin e fëmijëve përfitues të kësaj të drejte. Para reformës, numri i përfituesve të programit të përfitimit të parave të kushtëzuara ka qenë 2.877.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Maj, 2020 20:14

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.