MSH: Do të bëhet anketë epidemiologjikeme familjen më të afërt të të ndjerit Amdi Bajram

Desk
By Desk October 24, 2020 21:15

MSH: Do të bëhet anketë epidemiologjikeme familjen më të afërt të të ndjerit Amdi Bajram

Ministria e Shëndetësisë informon se pasi tanimë i ndjeri, Amdi Bajram u gjet postmortem pozitiv për kovid-19, Qendra për Shëndet Publik-Shkup ndërmerr të gjitha masat për të mbrojtur dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit brenda dhe jashtë familjes së tij dhe të gjithë atyre që në të kaluarën ata kishin kontakte intensive dhe të ngushta me të ndjerin, përcjell FLAKA.

QSHP Shkup, në përputhje me procedurën e rregullt në raste të tilla, menjëherë do të kryejë një anketë epidemiologjike me familjen më të afërt të të ndjerit në mënyrë që të identifikojë me saktësi dhe hollësi kontaktet në ditët e kaluara. Anketa do të vlerësojë shkallën e rrezikut dhe do të japë një rekomandim për testimin, dmth. vetë-izolimin për kontaktet e tij. Sipas anketës, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit do të lëshojë menjëherë vendime izolimi për familjarët.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes dhe apelon, në interes të mbrojtjes së shëndetit të tyre, për të bashkëpunuar plotësisht me shërbimet kompetente. Për më tepër, të gjitha ritualet e varrimit duhet të shmangen, dhe funerali duhet të bëhet në përputhje me protokollet, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit covid-19.

Amdi Bajram është dërguar në një spital privat në një gjendje të rënduar. Të ndjerit i është marrë bris, kurse reszultati ka treguar prani të koronavirusit. FLAKA

 

Desk
By Desk October 24, 2020 21:15