MSH: Për herë të parë personat me sëmundje të rralla kanë trajtim të vërtetë nga shteti

MSH: Për herë të parë personat me sëmundje të rralla kanë trajtim të vërtetë nga shteti

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut për herë të parë personat me sëmundje të rrallë kanë trajtim të vërtetë nga shteti. Për herë të parë është vendosur regjistër elektronik për ndjekjen e personave me sëmundje të rrallë, zgjerohet lista me ilaçe dhe zhvillohet qasje sistematike për këtë çështje.

Këtë e thekson Ministria e Shëndetësisë në reagimin e pres konferencës së VMRO-DPMNE-së ku thuhet se akuzat nga kjo parti nuk korrespondojnë me fotografinë e vërtetë.

“Në vitin 2017 buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për sëmundjet e rralla arrin 210 milionë denarë. Në vitin 2018 buxheti arrin 224 milionë denarë. Sivjet, buxheti për sëmundjet e rralla arrin 380 milionë denarë, por me përcaktimet e Qeverisë ky buxhet do të rritet në 450 milionë denarë”, thuhet në reagim.

Në të thuhet se vitin e kaluar janë vendosur tre nivele të ilaçeve të reja, një për sëmundjen polineuropatia amiloide familjare, anemia aplastike dhe ilaç i ri për sëmundjen Goshe. Sivjet janë futur edhe dy barna të reja, mes të cilëve edhe ilaç i ri në formë tabletare për sëmundjen Goshe.

“Furnizimi që përmendet nga ana e VMRO-DPMNE-së është pjesë e zbatimit të Programit për luftë kundër HIV. Bëhet fjalë për program që zbatohet me sektorin joqeveritar për prevenim dhe edukim për sëmundjet e transmetueshme seksuale. Prevenimi ndërlidhet me edukimin, ndërsa për dallim nga më herët që këto mjete për edukim janë mbuluar nga ana e Fondit global, tani janë në llogari të Ministrisë së Shëndetësisë. Pjesa më e madhe e mjeteve të planifikuara do të shkojnë për furnizimin e terapisë antivirusale dhe teste për ndjekjen e infektimit HIV. Një pjesë e mjeteve shkojnë për edukim dhe prevenim ku bie edhe ky furnizim. Prevenimi nga HIV është i domosdoshëm për çdo individ”, qëndron në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se angazhohen që gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të kenë mbrojtje me kohë dhe cilësore shëndetësore.

“Nuk do të futem në arsyet e mbajtjes së pres konferencës së VMRO-DPMNE-së ku në shumë raste shtrembërohet e vërteta, se sa të informohet dhe do kisha dashur në të ardhmen të shohim qasje më serioze të partisë opozitare për çështje në shëndetësi që janë temë më serioze për qasje joserioze dhe dukë mënjanuar të dhënat”, thuhet në reagim.(koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 1, 2019 19:22

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA

PARTNER