MSh: Prej 6 gusht deri më 4 nëntor, 82% e të vdekurve nuk kanë qenë të vaksinuar

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 21:10

MSh: Prej 6 gusht deri më 4 nëntor, 82% e të vdekurve nuk kanë qenë të vaksinuar

Ministria e Shëndetësisë publikoi analizën lidhur me pandeminë për periudhën prej 6 gusht deri më 4 nëntor.

Në këtë periudhë 48.955 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me kovid 19, numri më i madh i të cilëve janë persona të pavaksinuar.

Sipas të dhënave 35.069 qytetarë ose 72% që kanë rezultuar pozitiv nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa 28% përkatësisht 13.866 persona kanë qenë të vaksinuar.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se 78% e të hospitalizimeve janë persona të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar, ndërsa vdekshmëria te personat e pavaksinuar është drastikisht më e madhe.

“Në periudhën nga 6 gushtit deri më 4 nëntor kanë humbur jetën 1.688 pacientë me virusin korona. Prej tyre 1.376 pacientë gjegjësisht 82 për qind nuk ishin të vaksinuar, ndërsa vetëm 18 për qind, gjegjësisht 312 kanë marrë vaksinë. Sipas analizave, të vdekurit kanë pasur më shumë sëmundje të kombinuara kronike./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Nëntor, 2021 21:10

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare