MSH: Vaksina kundër gripit sezonal ka për të gjithë

Desk
By Desk November 11, 2020 15:13

MSH: Vaksina kundër gripit sezonal ka për të gjithë

Vaksina kundër gripit sezonal ka për të gjithë. Çdo të premte nga java vijuese hapen terminet për vaksinim për javën e ardhshme. Këtë vit janë furnizuar 40.000 vaksina, që është numri më i madh deri tani, informuan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinat, siç theksojnë, janë falas për grupe të ndryshme: persona më të vjetër se 65 vjeç, gra shtatzëna, fëmijë të moshës prej 6 muajsh deri 5 vjeç, persona të sëmurë kronikë, si dhe punonjës shëndetësorë në terminet adekuate të siguruar për çdo kategori individualisht, me çka do të plotësohen nevojat për imunizim të popullatës së përgjithshme.

“Pas analizave të zbatuara të mënyrës së caktimit të terminit për vaksinim kudër gripit sezonal, nuk janë konfirmuar mungesa, por bëhet fjalë për menaxhim sistematik të termineve për vaksinim. Në të vërtetë, gjendemi në periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme shëndetësore, ku distanca fizike dhe kohore mes pacientëve janë faktorë kyçë për ruajtjen e shëndetit të njerëzve në këtë moment. Menaxhimi sistematik i vaksinimit është faktor kyç”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë. 

 
Desk
By Desk November 11, 2020 15:13