MSHIA: Nuk jemi kompetentë për leje për lëvizje për NP “Komunalec”

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 19:39

MSHIA: Nuk jemi kompetentë për leje për lëvizje për NP “Komunalec”

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot përmes një kumtese informoi se nuk është kompetente të japë leje në kushte të lëvizjes së kufizuar për të punësuarit në NP “Komunalec”.

“Prej këtu, përgënjeshtrojmë se faji pse NP ‘komunalec’ nuk është kujdesur për higjienën në qytetin e Shkupit, gjatë fundjavës është tek MSHIA. I bëjmë thirrje udhëheqësisë, të veprojë sipas udhëzimeve nga Shtabi i krizës së Qeverisë, ku qartë është theksuar se ndërmarrja nga profili i NP ‘komunlaec’, punën gjatë orës policore thjeshtë e paralajmërojnë në numrin 192”, theksojnë nga MSHIA.

Njëherit, përkujtojnë se në kategorinë leje për lëvizje me thirrje në MPB në numrin 192 hyjnë të punësuarit në agjenci për sigurim dhe shërbime të rojës, si dhe të punësuarit në kompani të servisit siç janë EVN, operatorët e telekomunikimit dhe kabllovike dhe ndërmarrjet publike dhe komunale.

“Presim dhe shpresojmë se gabimi i bërë këtë fundjavë shpejtë do të korrigjohet dhe se nuk do të përsëritet”, qëndron në kumtesën e MSHIA-së.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 13, 2020 19:39