“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është konsistent dhe ne mbetemi në atë qëndrim, të cilin e kanë konfirmuar të gjitha organet partiake, e kjo është se VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese në rrethana të tilla”, tha Timço Mucunski, zv. kryetar i VMRO-DPMNE-së, përcjell FLAKA.
Mucunski shtoi se ajo që mendon se ka ndodhur dhe një përfundim që mund të nxirret në radhë të parë pas përfundimit të takimit të liderëve është se miti që shumica parlamentare, përkatësisht BDI dhe LSDM, e kanë ndërtuar për më shumë se gjashtë muaj, një vit, është shpartalluar, është se në VMRO-DPMNE ka deputetë që do të votojnë për amendamentet kushtetuese në këto rrethana. Ai mit është rrëzuar dhe ajo që konfirmohet është se Qeveria aktualisht nuk ka shumicën 2/3, edhe pse prej kohësh ka thënë se ka 2/3 për ndryshimet kushtetuese, shton ai. FLAKA