Muki punon kundër Stevo Pendarovskit!?

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 20:13

Muki punon kundër Stevo Pendarovskit!?

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri i cili ditëve të fundit  me deklaratat e tij të njëpasnjëshme  është në kundërshtim  me politikat e LSDM-së. Sipas njohësve të rrethanave deputeti shqiptarë i LSDM-së më shumë punon kundër kandidatit konsensual Stevo Pendarovskit se sa për të mirën e ti, pasi deklaratat e tij mund ti ftohin raportet mes LSDM-së dhe BDI-së që shkon në favor të VMRO-së.

Zekiri gjithashtu mbrëmë në një intervistë për TV24 tha se do të dorëzojë kërkesë për ndërrimin e Talat Xhaferit nga posti i kryetarit të Kuvendit ku është i zgjedhur edhe me votën e tij dhe LSDM-së.

“Po mendoj që të dorëzojë kërkesë për ndërrimin e Talat Xhaferit nga posti i kryetarit të Kuvendit”, theksoi deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

Deputeti Muhamed Zekiri njihet edhe si i afërt i Ziadin Selës ku para fushatës zgjedhore u përfol se do të kalojë në ASH pasi  gjithnjë ka dhënë mbështetje për ASH-në  duke ecur në kundërshtim edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe LSDM-në, pasi LSDM-ja është në koalicion me BDI-në dhe shumë parti tjera shqiptare.

Ndryshe sot është dita e pestë e fushatës zgjedhore në Maqedoni ku tre kandidatët vazhdojnë të kenë takime me qytetarët për zgjedhjet e 21 prillit për President të Maqedonisë së Veriut. /TS/

Desk
By Desk 5 Prill, 2019 20:13