Muller-Lewandowski e bëjnë të lehtë fitoren e Bayernit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 21:44

Muller-Lewandowski e bëjnë të lehtë fitoren e Bayernit

Bayerni i Mynihut ka bërë detyrën në transfertën ndaj Armenias së Bieleffeldit, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 1-4 dhe të ngjitet në kuotën e 9 pikëve, me tre fitore në katër ndeshjet e para të kampionatit.

Kampionët në fuqi zgjidhën gjithçka shumë shpejt përballë skuadrës së sapongjitur në Bundesligë, pasi zhbllokuan sfidën me anë të Thomas Muller dhe më pas ishte Lewandowski që dërgoi topin në rrjetë dy herë, duke çuar bavarezët në dhomat e zhveshjes me avantazhin e tre golave.

Në fillim të pjesës së dytë ishte sërish Muller që kompletoi dopjetën personale, ndërsa goli i Doan për vendasit shërbeu vetëm për statistikë dhe kënaqësi personale të futbollistit të Armenias.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka October 17, 2020 21:44