Mundësia e zgjedhjeve të parakohshme nxitë kombinatorika për koalicione parazgjedhore

Mundësia e zgjedhjeve të parakohshme nxitë kombinatorika për koalicione parazgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme të mundshme parlamentare, duket se kanë nxiturr kombinatorikat për koalicione të mundshme parazgjedhore, edhe pse, kryeministri Zaev deklaroi që zgjedhjet do të mbaheshin në Tetor – 2020, në afatin e rregullt, njofton Flaka. 

Ndërkohë që VMRO-DPMNE vazhdon të insistoj për zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryeministri Zoran Zaev thotë se opozita ka legjitimitet të kërkojë zgjedhje në çdo kohë, por me rëndësi është data për hapjen e negociatave me BE-në.

Mendojmë se tani është koha pozitive, e papërsëritshme për vendin tonë, presim datën fillimin për negociata, anëtarësimin e plotë në NATO. Duhet ti japim mundësi shtetit të së drejtës edhe ekonomisë mbi të gjitha. Andaj them se duhet të shkojmë deri në fund të mandatit – u shpreh Zaev, transmeton Flaka.

Edhe pse asgjë e sigurt, tek blloku politik shqiptar po jepen sinjalet e para të bashkëpunimit ndërpartiak.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në intervistën e tij për emissionin “10 Minuta” në TV 21, ka folur rreth mundesise për koalicion mes Alternatives dhe Aleances për Shqiptarët, duke u shprehur i bindur se një koalicion i tillë do sjelle ndryshime te shqiptarët në Maqedoni dhe BDI-në do e dergon në opozitë.

Lideri i Alternativës ka shtuar se po punohet fuqishëm për arritjen e marëveshjes per ketë koalicion dhe jane duke u realizuar takime në këtë drejtim, shkruan Flaka.

Në këtë drejtim, është deklaruar edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziaden Sela.  Në emisonin “10 Minuta” në TV21, foli edhe për koalicionet parazgjedhore duke theksuar se në momentin që do të shpallen zgjedhjet jemi të gatshëm të koalicionojmë me çdo shqiptar i cili dëshiron të sjell ndryshimin.

Sela mes të tjerash deklaroi që kryeministri Zoran Zaev fillimisht do të përballet me sjelljet e tij të papërgjegjshme, mundohet që si variant rezervë të mbajë subjektet tjera politike.

Gashi u shpreh për bashkëpunim me Selën dhe ky sinjal po jepet tani e disa herë nga partia e Gashit, kurse Sela është treguar më zemërgjerë  dhe gatshëm të koalicionon me çdo shqiptar i cili dëshiron të sjell ndryshimin, duke lejuar të kuptohet një derë e hapur edhe për Besën e Kasamit. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 08:50

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...