Mundësohen analiza të diagnostikimit gjenetik të sëmundjeve trashëguese në llogari të FSSHM

Mundësohen analiza të diagnostikimit gjenetik të sëmundjeve trashëguese në llogari të FSSHM

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se me Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë kanë mundësuar analizat për diagnostikim molekuar të sëmundjeve trashëguese të përfshihen në listën e shërbimeve të mbuluara me mjetet e FSSHM-së.

Bëhet fjalë për shtatë shërbime të kërkuara nga Fakulteti i Mjekësisë (repartet e patologjisë, patofizës, imunologjisë, mjekësia ligjore), si dhe nga ana e Fakultetit të Farmacisë dhe ASHAM.

“Me këtë risi mundësojmë diagnostikim të hershëm dhe të shpejtë të sëmundjeve trashëguese dhe të sëmundjeve malinje. Në këtë mënyrë do të ndihmojmë në detektimin e hershëm të sëmundjeve, që do të thotë edhe reagim më të shpejtë në pikëpamje të metodave për mjekim. Më herët për këto analiza paguanin vetë pacientët, ndërsa prej tani do të paguajnë vetëm participim për shërbimin. Këto analiza janë me specifikim të lartë dhe gjithsesi për realizimin e tyre duhet pasur udhëzim përkatës nga klinikat, nëse nuk do të mund që të vihet deri te diagnoza me procedurat standarde”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Metodat e NGS-së (Next Generation Sequences) realizohen në ASHAM prej vitit 2012 dhe me to mundësohet diagnostikimi i numrit të madh të sëmundjeve, duke përfshirë edhe sëmundjet e ralla. Me ato është targetuar paneli  me 4.800 gjene të lidhura me sëmundjet e ralla dhe malinje.

“Në këtë mënyrë e zvogëlojmë nevojën e dërgimit të pacientëve jashtë për diagnostikim, ndërsa në të njëjtën kohë përshpejtohet reagimi te pacientët”, ka potencuar Filipçe.

Analizat do të financohen nga FSSHM deri më tani u kanë kushtuar pacientëve nga 45.000 denarë deri në 100 mijë denarë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 11, 2019 19:28

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA