Mungesa e fuqisë punëtore kokëçarje për shumë biznese vendore

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 19:29

Mungesa e fuqisë punëtore kokëçarje për shumë biznese vendore

Mungesa e fuqisë punëtore po sjell kokëçarje të mëdha për bizneset vendore, ku shpesh herë detyrohen edhe ti mbyllin bizeneset e tyre ose të investojnë miliona euro në teknologji. Ekonomistët vlerësojnë se trajtimi jo i mirë ndaj punëtorëve, mos funksionimi i ligjit ka sjellë këtë situatë. Në Agjencionin për Punsimë ne Tetovë afër 17 mijë puntorë janë të regjistura si të pa punë prej tyre 14 mijë janë aktivë për punë, kurse 51% e numrit përgjithshëm që kërkojn punë janë të gjinisë femrore.

“Kohët e fundit trekandëshi Agjencion për Punsimë, kompani dhe të pa punë ka filluar të funksionoj pasi kompanitë kanë nevojë për fuqi puntore, ndërsa ne i kemi në evidencë puntorë aktivë që kërkojn punë. Në bazë gjinore numri i përgjithshëm janë 51% të gjinisë femrore dhe 49 të gjinisë mashkullore.”, tha Xhelal Jonuzi nga Agjencioni për Punësim – Tetovë.

Ekonomisti Arben Halili për TVM2 tha se punësimet jo adekuate në profile të caktuara, pagat e ulëta, orari i stërzgjatur, mos funksionimi i politikave shtetrore janë disa nga shkaqet që hezitojnë personat të kërkojnë punë.

“Mungesa e politikave shtetrore në rradhë të parë, sigurisht edhe mos trajtim adekuat nga ana e sektorit të biznesit ndaj puntorve dhe sot mungesa e fuqisë puntore adekuate e kualifikuar për tu përshtatur nevojave të tregut dhe nevojës së ekonomisë në kohët e sotit bëjnë që fuqia puntore fatkeqësisht të kërkoj ose të gjejë shpëtimin në vendet perendimore.”, tha profesori universitar, Arben Halili.

Përndryshe në vendin tonë por edhe në Tetovë , mungesën e punëtorve e ndjejn më shumë sekotri i ndërtimtarisë dhe ai i gastronomisë, ku suksesi dhe mos suksesi i këtyre bizneseve mvaret nga puntorët të cilët preferojnë me shume vendet perendimore por edhe bregdetin e Kroacisë. Profesori Univeristar Arben Alili, tha institucionet duhet që të kenë një qasje serioze ndaj këtij fenomeni.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Maj, 2023 19:29