Mungesa e parkingjeve në Strugë shkakton kaos në trafik

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 20:43

Mungesa e parkingjeve në Strugë shkakton kaos në trafik

Kthimi i mërgimtarëve dhe koha e pushimeve duket se e kanë rënduar trafikun në Strugë, disa nga qytetarët e anketuar nga KlanMaqedoni ankohen për mungesën e vendeve për parkim, sidomos në qendër të qytetit, ku është vendi më i frekuentuar. Në mungesë të numrit të mjaftueshëm të hapësirave të parkimit, qytetarët e Strugës të intevsituar nga tv KlanM thonë se disa makina parkohen edhe në sipërfaqe të gjelberta dhe në trotuare, gjë që e veshtirëson edhe levizjen e tursitëve.

“Nuk ka parkim, ky është problem i madh në Strugë, absolutisht nuk ka parkim.
Sa kohë ju duhet për të gjetur një parking?
Problemi është se paguhen para për parkim, por nga ana tjetër paratë nuk investohet për ndërtimin e parking pallateve apo të hapen vend parkime tjera.

Përveç problemit të mungesës së numrit të mjaftueshëm të vendeve për parkim, disa qytetarë për tv Klan M ankohen edhe për kundërmimin e erës së keqe nga ujërat e zeza si pasojë e mungesës së kanalizimeve të mirëfillta. Ka mungesa nga të gjitha anët, shikoni sa kabllo ka një banderë, 1 milion kabllo, një vend turistik, duhet rregulluar infrastruktura, duhet rregulluar kanalizimet se është vend turistik.

Problem janë edhe kanalizimet, sidomos natën kundërmon era e keqe, këto kanalizime janë ndërtuar shumë vite më parë, por në atë kohë nuk ishte parashikuar se sa do të shtohej popullsia në Strugë. Duhet të punohet shumë më tepër sepse është një vend turistik dhe duhet të vijnë njerëz nga e gjithë Evropa, nga e gjithë bota.

A vlen ajo thënia që thotë se si Struga nuk ka vend tjetër?
Po thuhet se “kako Struga nema druga”, “si Struga nuk ka vend tjetër”, duhet te vlejë ajo thënie por, nuk ka përmirësime siç duhet.
Nga Komuna e Strugës thonë se viteve të fundit Komuna e Strugës përmes projekteve kapitale infrastrukturore ka realizuar rikonstruimin e disa rrugëve dhe gjithashtu hapjen e rrugëve të reja, projektet të cilat në vete përmbajnë edhe shtimin e vendeve të reja për parkim.

Komuna e Strugës (Me foto dhe tekst)
“Pothuajse të gjitha rrugët kryesore në qytet ofrojnë parkim për makina mirëpo të gjjthë jemi dëshmitarë se sezoni turistik është i ngarkuar nga frekuentimi i shtuar i mërgimtarëve por edhe turistëve që e viziojnë qytetin. Kjo edhe për arsye se secili do që makinën ta ketë sa më pranë, sepse Struga ka vend parkime edhe në periferi por nuk i preferojnë. Gjithashtu si komunë kemi bërë thirrje te qytetarët permanent të Strugës që gjatë sezonit veror të sensibilizohen me situatën dhe të përdorin më pak makinat e tyre, sezoni është i shkurtë dhe në duhet që mërgimtarët dhe turistët ti presim sa më mirë sepse prej tyre gjallërohet qyteti dhe ekonomija e qytetit.”

Nga komuna e Strugës gjithashtu thonë se Gjithsesi se punët e komunës nuk janë asnjëhere mjaft dhe sduhet ndaluar prandaj po punohet në projekte të tjera, me të cilat do të ofrohen kushte akoma më të mira për të gjithë dhe oferta turistike do të jetë më e volitshme./KlanMacedonia/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 20:43