Mungesa e pediatërve: Spitali i Ohrit ka mbetur pa repartin e fëmijëve

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 20:10

Mungesa e pediatërve: Spitali i Ohrit ka mbetur pa repartin e fëmijëve

Në mungesë të mjekëve pediatër, Ohri nga sot ka mbetur pa repartin e fëmijëve që funksiononte në kuadër të spitalit të përgjithshëm.

Do të vazhdojë të funksionojë vetëm si shërbim ambulance me orar pune nga 08:00 deri në 20:00. Kjo do të thotë se fëmijët nuk do të shtrohen më në spital dhe do të dërgohen në Strugë.

Për funksionim minimal 24 orë kërkohen të paktën pesë mjekë.

“Nuk do të ofrojmë shërbime gjatës natës, nuk do të punojmë në fundjavë dhe do të punojmë në mënyrë klasike si ambulancë. Kanë mbetur vetëm dy pediatër në të gjithë spitalin. Është praktikisht e padurueshme. Tentuam të punojmë një muaj çdo të dytën ditë nga 24 orë, por me të vërtetë është e padurueshme. Ajo që është më keq për ne të dy është se një kolege del në pension në muajin shkurt”, u shpreh Orhan Zeqir– përgjegjës i repartit të fëmijëve.

Zeqiri nuk e di si mund të zgjidhet problemi dhe të tejkalohet kjo situatë e rëndë sepse ka tentuar të gjejë mjekë nga qytetet përreth, por që të gjithë kanë refuzuar.

“Me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe si do të jetë. Ne kemi bërë disa përpjekje për të siguruar numrin minimal të mjekëve që do të vinin të na zëvendësonin gjatë turneve të natës. Kemi kërkuar ndihmë nga Struga, por na refuzuan, kemi kërkuar ndihmë nga Kërçova edhe ata na refuzuan. Kemi kërkuar ndihmë nga mjekët amë, vetëm një mjeke pranoi”, tha Zeqiri.

Personeli kërkon zgjidhje dhe ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë, që të mos ndodhë që qendra më e madhe turistike në vend të mbetet pa trajtim spitalor të pacientëve më të vegjël. Gjatë sezonit turistik pacientë nga jashtë dhe qytete të tjera në vend trajtohen këtu kurse çdo vit nga 3000 fëmijë shtrohen në repartin e fëmijëve./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 1 Nëntor, 2021 20:10

09
Dhj
Sherri mes tre personave në Shkup për pak ka përfunduar pa viktima, kur njëri prej...
09
Dhj
Pas relativizimit të zërave se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e qeverisë si...
09
Dhj
Në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Korrupsionit, AlternAtivA edhe një herë e riafirmon përcaktimin e...
09
Dhj
Arben Taravari, u.d. Kryetar i ASH-së Përshëndes deklaratat e forta dhe hapat vendimtare të ndërmarra...