Mungon Toni Trajkovski, anulohet “TNT” që duhej të nisë nga fillimi

Mungon Toni Trajkovski, anulohet “TNT” që duhej të nisë nga fillimi

Mos prezenca e të akuzuarit Toni Trajkovskit, pamundësoi zhvillimin e seancës së sotme të rastit “Titanik”, e cila duhej të riniste prej fillimi, njofton Shenja. Avokati i tij Jovica Strashevski tha se klienti i tij përsëri nuk ka marrë ftesë për pjesmarrje në seancë, kurse gjykatësi Ognen Stavrev bëri të ditur se korieri i gjykatës e ka dërguar ftesën në adresën e shtëpisë që i akuzuari Trajkovski e ka bërë të njohur për gjykatën, mirëpo atje askush nuk i ka hapur derën, transmeton Shenja.

Arsyetimi i mbrojtjes së tij ishte se, Trajkovski në gjykatë ka dorëzuar dy adresa dhe nuk e din se në cilën prej adresave i është dërguar ftesa.

Ndryshe skadimi i mandatit të gjykatëses porote dhe kërkesës së saj për dorëheqje të parevokueshme, ktheu këtë lëndë në rigjykim nga e para.

Bashkë me Trajkovskin, për prishjen e objektit “Kosmos” akuzohen edhe ish kryeministri që tash është në arrati Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe disa të punësuar në komunën e Gazibabës. Shenja

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Janar, 2020 12:57

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA