Musak nga lakra, një pjatë kalorike plot ushqyese

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 30 Gusht, 2018 22:31

Musak nga lakra, një pjatë kalorike plot ushqyese

Kjo recetë që gatuhet shpesh në shtëpitë tona është një nga ato ushqime që shijohet tepër.

Nevojiten:

▪ 1 lakër e madhe
▪ 1 qepë
▪ 2 presh
▪ 2 karota
▪ 400 g mish të bluar
▪ 1 filxhan oriz
▪ 4 vezë
▪ 2,5 dl qumësht
▪ Erëza dhe piper

Përgatitja:

Të grihet lakra në pjesë të imta dhe të fërgohet në vaj, t’i shtohen erëza bio dhe piper.

Derisa të fërgohet lakra, orizi duhet të zihet.

Në një enë tjetër në vaj të fërgohen qepa dhe preshi i grirë në formë katrore, të imtësohet karota në rendë dhe pas disa minutash t’i shtohet mishi i bluar.

Kur mishi të fillojë të fërgohet, t’i shtohet orizi i kulluar dhe sipas nevojës edhe pak erëza dhe piper.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 30 Gusht, 2018 22:31