Musiala për krahasimet me Messin: Është një nder për mua
Ylli në rritje i kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala po krahasohet me Lionel Messin.
Lojtari i Bayern Munich, Musiala është një nga lojtarët më premtues në botën e futbollit dhe kjo dëshmohet edhe nga fakti që atë po e krahasojnë edhe me Leo Messin.
Lidhur me këto krahasime, lojtari ka dhënë disa komente së fundmi, duke thënë se është një nder i veçantë për të.
“Është një nder të krahasohesh me Messin, por edhe pak e zorshme”, ka thënë Musiala, përcjell lajmi.net.
“Ai ka performuar në nivelet më të larta për gjatë gjithë jetës së tij”, shtoi ylli gjerman.
Musiala dhe kombëtarja e Gjermanisë do të kenë sot punë me kombëtaren e Japonisë, me fillim nga ora 14:00.