Musliu: Komoditeti i pushtetit absolut mashtroi LSDM-në

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 21 Tetor, 2021 13:02

Musliu: Komoditeti i pushtetit absolut mashtroi LSDM-në

Duhet të analizohet pjesëmarrja e ulët e mbështetësve të LSDM-së. Nuk besoj se në nivelin lokal qytetarët i ndëshkuan kryetarët e komunave për shkak të qeverisë qendrore, tha analisti Albert Musliu në “Studio 10″.

“Mendoj se Zaev e mori mesazhin e qytetarëve dhe pas qëndrimit dhe fjalëve të tij, mund të konfirmohet kjo. Se sa do ta zbatojnë këtë në LSDM do ta shohim në ditët në vijim.Mendoj se komoditeti i pushtetit absolut mashtroi LSDM-në dhe pjesëmarrja e ulët e mbështetësve të tyre e shkaktoi këtë situatë. Javën tjetër do të shohim nëse gjërat ndryshojnë”, tha Musliu./Telegrafi/

Linda Limani
Publikuar nga Linda Limani 21 Tetor, 2021 13:02